Instalimi i fotovoltaikëve/ OSHEE, kushtet që duhet të plotësojnë matësit e bizneseve dhe familjarëve!
Çdo konsumator familjar apo biznes tashmë ka të drejtë të sigurojë pavarësi energjetike përmes instalimit të impianteve të prodhimit të energjisë nga dielli. Ndërkohë që, një prej detyrimeve është instalimi i një matësi me dy drejtime , që duhet të matë energjinë elektrike që subjekti merr nga rrjeti i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe energjinë që subjekti fut në rrjet.
Taksa e HEC-eve për bashkitë/ Hajnaj: ”Të ndiqet praktikë e njëjtë me rentën minerare”
Një pjesë e fee koncesionare që paguajnë prodhuesit e energjisë nga hidrocentralet duhet të shkojë për bashkitë ku këto impiante ushtrojnë aktivitetin”. Kërkesa vjen nga përfaqësuesit e shoqërisë civile në Grupin Ndërinstitucional të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse, duke sugjeruar praktikën e ngjashme që ndiqen edhe për rentën minerare që paguajnë kompanitë e nxjerrjes së naftës dhe mineraleve.