Qumësht shqiptar apo serb? Blegtoria drejt shterimit

Bujqësia shqiptare po vuan prej politikave mbështetëse të qëndrueshme. Blegtorët për vitin që lamë pas, u njohën me ndryshimin e skemës subvencionuese, atë të 10 lekëve për litër qumështi, me një tavan, deri në 70.000 lekë të rinj. Përfitimi përballë kostove, është thuajse i papërfillshëm, duke bërë që fermat e vogla të shkojnë drejt mbylljes.

Mbi qasjen ekohidrologjike të kompleksit lagunor të Lezhës

Megjithë ndryshimet që ka pësuar në vite, zona e Kune-Vainit (Lezhë) ruan ende vlera të veçanta shkencore, si dhe përbën një peizazh mjaft tërheqës mes tokës dhe detit. Për vlerat e natyrës dhe biodiversitetit, kjo zonë është e mbrojtur si Rezervat Natyror i Menaxhuar (Kategoria IV, sipas IUCN). Në të vërtetë, Kune-Vaini është zona e parë e mbrojtur në historinë e ruajtjes së natyrës në Shqipëri; prej vitit 1960 është shpallur Rezervat Gjuetie. Ky kompleks sot shtrihet në një hapësirë prej rreth 44 km2, nga të cilat 11 km2 janë të mbuluara nga uji, në pjesën tjetër gjenden hapësira kënetore, kallamishte, pyje dhe shkurre, toka bujqёsore etj.