Bizneset pa leje mjedisore/ Miratohen ndryshimet, 5500 biznese nuk do pajisjen me tipin C

Rreth 5500 biznese të vogla sikurse janë furrat e bukës, lavazhet, pastrimet kimike, etj.  nuk do të duhet më të pajisen me lejen mjedisore të tipit C. Ndryshimet ligjore të propozuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit janë miratuar në Komisionin parlamentare të Veprimtarive Prodhuese, ndërkohë që mbetet miratimi në seancën plenare për t’i hapur rrugë zbatimit të rregullave të reja.