Bizneseve të Tiranës u rriten me 15-64% tarifat e pastrimit, u ndikuan dhe nga koncesioni i inceneratorit të plehrave

Bizneseve të mëdha e të vogla të Tiranës u kanë dalë në sistem tarifat e reja të pastrimit, të cilat kanë qenë në rritje në raport me vitet e mëparshme. Sipas faturave, që disa subjekte kanë dërguar pranë redaksisë së Monitor, për disa kategori biznesi, tarifa vjetore e pastrimit është 85,100 lekë, nga 74 mijë lekë që ishte në vitet e mëparshme (shiko faturën në fund), me një rritje prej 15%, për disa kategori të tjera (biznesi i vogëm me xhiro nga 2-8 mln lekë) rritja është nga 10 mijë në 11,500 lekë, po me rritje 15%.

Rrezikohemi nga rritja e nivelit të detit – HSE: Shqipëria ndër 3 vendet që e cilëson kërcënim serioz

Shkolla e Lartë e Ekonomisë (HSE), një prej universiteteve më prestigjioze në Europë dhe Botë ka publikuar një studim mbi ndryshimet klimatike në 27 vende të Europës qendrore dhe lindore, vendeve të kaukazit dhe Azisë qendrore, mes të cilave edhe Shqipëria. Studimi flet gjerësisht për ndryshimin klimatik si një kërcënim serioz për këto vende. Por, për Shqipërinë alarmi duket edhe më i madh, pasi listohet si një prej 3 shteteve të cilat ndihen të kërcënuara nga rritja e nivelit të detit, rrjedhojë e pashmangshme e ngrohjes globale.