Kalendari Mjedisor

Reforma e Deregulimit/ Leje mjedisore të njëjta si për kërkimin, edhe për përpunimin e naftës dhe gazit natyror

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në cilësinë e komisionit përgjegjës, zhvilloi të martën një seancë dëgjimore me përfaqësues të grupeve të interesit që operojnë në fushën e mjedisit, si dhe me deputetin socialist Ismet Beqiraj, i cili ka paraqitur disa amendamente gjatë shqyrtimit të projektligjeve: “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar”.