Periferia “zaptohet” nga inertet, eksperti i mjedisit: Kompanitë e ndërtimit po masakrojnë natyrën, i shmangen ligjit!

Mbetjet inerte kanë pushtuar Shqipërinë në çdo cep të territorit te saj. Nga një vëzhgim i bërë në fshatin Prush pranë Tiranës, drejtuesi i Eco-Project Albania dhe i Qendrës së Monitorimit të Mjedisit, Elvis Xhaferri tregon konkretisht sesi mbetjet inerte janë hedhur nga kompanitë e ndërtimit buzë aksit rrugor apo edhe në fusha të gjelbëruara pa respektuar asnjë kriter.

IKMT prish 14 objekte në lumin Erzen

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ashtu siç paralajmëroi një javë më parë, ka nisur një operacion në shkallë të gjerë në kontrollin e lumenjve, burim, shtrat dhe grykëderdhje, lidhur me menaxhimin mjedisor.