Kalendari Mjedisor

Plehrat në Sharrë ose Bushat, plani për të shpëtuar Durrësin nga katastrofa

Durrësi mbetet në prag të katastrofës mjedisore, pas mbylljes së landfillit të Porto Romanos dhe dështimit për ti dërguar në Sharrë. Mbetjet ndërkohë po dërgohen në Manzë ku banorët janë ngritur në protestë, ndërsa në Durrës, kazanëve iu vu flaka. Në mbrëmje prej Kryeministrisë u ndez një dritë shprese, pasi plehrat do të dërgohen në Sharrë dhe Bushat.

Cila është strategjia më mirë për të zgjidhur krizën e Ndryshimeve Klimatike?

Ka shanse që ju keni dëgjuar  fjalët “masa zbutëse” dhe “përshtatje” të përdorura në kontekst klimatik. Pra, cila është diferenca midis tyre dhe pse është kaq e rëndësishme të dimë për ato. Në qoftë se keni ndjekur lajmet besoj keni dëgjuar dhe për rritjen e temperaturës, e cila po kërcënon burimet natyrore dhe burimet ujore në të gjithë planetin, duke i bërë stuhitë më të fuqishme dhe duke zgjatur periudhën e thatësirave.