Kalendari Mjedisor

DELEGACIONI I BE-SË NË SHQIPËRI, KOMISIONI EUROPIAN DHE SEKRETARIATI I KONVENTËS SË BERNËS VENDOSEN NË DIJENI TË VRASJES SË TRE RRËQEBUJVE NË ELBASAN

Ekspertët e PPNEA dhe ata ndërkombëtarë të BLRP (Programi për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit) analizuan dëshmitë fotografike të rrëqebullit të vrarë së fundmi me individët e tjerë të fotografuar nëpërmjet kamerave kurth përgjatë rajonit ku ndodhi incidenti. Nga ky proces, ekspertët dolën në përfundimin se rrëqebulli i vrarë ishte fotografuar në muajin Dhjetor të vitit 2018, në Zonën e Mbrojtur Stravaj, prej kamerave kurth të vendosura nga Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Elbasan. Pra, është fakt që ky individ i vrarë ka ardhur prej popullatës së rrëqebullit të Ballkanit të ndodhur në rajonin e Elbasanit.