Qeveria i vuri flakën ligjit për të miratuar inceneratorin e Tiranës

Në gushtin e nxehtë të verës së vitit 2017 – pas një beteje elektorale të lodhshme që solli dhe fundin e koalicionit mes Partisë Socialiste dhe LSI, ministri i Mjedisit Lefter Koka firmosi një kontratë koncesioni me kompaninë ‘Integrated Energy BV’ për rehabilitimin e venddepozitimit të mbetjeve në Sharrë, si dhe ndërtimin e një landfilli dhe inceneratori që do të prodhonte energji elektrike.