Zbulohet për herë të parë në vend një fjetore e skifterit këmbëkuq
Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri dhe “Shpendët e Shqipërisë” gjatë një nisme të përbashkët për monitorimin e kalimit të shpendëve grabiqarë në vend, ka mundur të gjejë fjetoren e parë në Shqipëri të skifterit këmbëkuq (Falco vespertinus).