Investigimi, emëtimet e rrezikshme jashtë kontrolli në landfillin e Bushatit
Landfilli ka një kapacitet total pritjeje prej 1 milionë tonësh dhe sot që flasim janë depozituar mbi 250 mijë ton. Tarifa është 1035 lekë për ton me TVSH. Jetëgjatësia e veprës është llogaritur për 20-25 vite.
Inceneratorët/ Sa paguan Shqipëria dhe sa rajoni për trajtimin e mbetjeve! Problemet në Landfillin e Korçës e Bushatit
Duket se situata me mbetjet në rrethet e Shqipërisë nuk është nën kontroll. Mbrëmjen e djeshme emisioni Top Story në Top Channel u shfaq me një dokumentar në lidhje me incerenatorët. Në Top Story pamë se çfarë ndodh me landfillin e Bushatit dhe të Korçës dhe si menaxhohen mbetjet aty. Mësohet se Landilli i Bushatit ka një kapacitet total pritjeje prej 1 milionë tonësh dhe sot që flasim janë depozituar mbi 250 mijë ton. Tarifa është 1035 lekë për ton me TVSH. Jetëgjatësia e veprës është llogaritur për 20-25 vite.