Kalendari Mjedisor

Kalvari i çështjeve gjyqësore për ndërtimet e HEC-eve në Valbonë

U ankimua nga shoqata Toka, vendimi i Gjykatës së Tropojës në Gjykatën e Apelit në Shkodër,aktivistë dhe ambientalistë protestuan pranë Ministrisë së Drejtësisë duke dënuar vendimin e paprecedentë të Gjykatës së Tropojës dhe duke kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së Drejtësisë.

Shirat e rrëmbyeshëm sjellin përmbytjet e para në Shkodër, qindra hektarë nën ujë

Në lidhje me situatën e krijuar ka folur edhe administratori i Njësisë Ana e Malit në Bashkinë Shkodër, Arben Ceni, i cili deklaron se zona e Obotit ka problem vetëm me mirë-menaxhimin e kaskadës së Drinit, teksa solli në vëmendje një tjetër problematikë, atë që banorët ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet e tyre për dy përmbytjet e fundit

Inerte në zemër të Krujës, hidhen në pyllin e shpallur zonë e mbrojtur

E gjitha rruga që duhet të bësh për të shkuar në zemër të qytetit është e mbushur me pemë, por fatkeqësisht brenda këtij pylli me pisha natyra është shkatërruar nga aktivitet ndërtimore, të cilat kanë depozituar mbetjet të ngurta. Inertet nuk kanë poshtuar vetëm pyllin, ato gjenden edhe buzë rrugëve kryesore.

Tirana “kantier” ndërtimi dhe kryeqytet i “ndotjes”, në 2020 u dha 1 leje ndërtimi në çdo 42 orë

Në rrugën “Kongresi i Manastirit” ndodhen shumë ndërtesa banimi dhe mes tyre edhe gjimnazi “Andon Zako Çajupi”. Fare pranë gjimnazit ndodhet dhe një kazan plehrash, i cili, që pa nisur mirë dita, është i tejmbushur. Situatë e njëjtë edhe në zonën e rreth-rrotullimit te Pazari i Ri, ku 4 kazanë plehrash shërbejnë si pikë grumbullimi për një zonë të populluar nga banorë, turistë apo biznese, mbetjet e të cilëve e tejkalojnë vëllimin e 4 kazanëve.

HEC-et, “peshqeshi” për Zonat e Mbrojtura, banorët humbën ujin dhe turizmin

Banesa e parë në fshatin Melth, një prej fshatrave të Zall-Gjoçajt është e Sali Kolecit. Ai e kishte lumin gati 20 metra larg shtëpisë dhe nuk e kishte menduar ndonjëherë se një ditë Përroi i Melthit, degë e Lumit të Urakës, nuk do të rridhte më. “Jam plakur aty. Nuk i laja sytë brenda, por tek lumi, kaq afër e kam pasur. Në ditë të nxehta, shuanim edhe etjen atje“, rrëfen 68 vjeçari.

“Tani lumin e kanë futur në tuba dhe uji shkon atje e prodhon energji, kjo është“, shton Koleci. Ai dhe banorët e rreth 5 fshatrave të zonës së Zall-Gjoçajt dhe të Njësisë Administrative Derjan, në Bashkinë e Matit, protestojnë prej rreth 3 vitesh kundër ndërtimit të 2 HEC-ve, të emërtuar “Sekë dhe Zais”, njëri prej të cilëve “në zemër” të Parkut Kombëtar të Zall-Gjoçajt.