Kalendari Mjedisor

Bregdeti i Vlorës i ndotur nga ujërat e zeza

Derdhja e ujërave të zeza dhe mbeturinave ka ndotur një sipërfaqe të madhe të bregdetit të Vlorës duke shkaktuar një katastrofë mjedisore. Banorët e intervistuar nga SYRI TV janë të shqetësuar pasi era e rëndë kundërmon në zonë dhe apelojnë që të merren menjëherë masa pasi sezoni turistik po afron.