Kalendari Mjedisor

“Comm-On Environment”: Programi i komunikimit mjedisor në internet

Menaxhimi i burimeve natyrore kërkon së pari njohjen dhe zgjidhjen sa më të shpejtë dhe të duhur të problemeve mjedisore. Duke marrë informacionin e saktë për çështjet mjedisore, njerëzit arrijnë të kuptojnë jo vetëm ndikimin e degradimit mjedisor në jetën e tyre, por edhe si mund të mbrojnë dhe mirëpërdorim burimet natyrore. Këtë proces e ndihmon përdorimi efektiv i teknikave dhe mjeteve të komunikimit dhe gazetarisë, si dhe pjesëmarrja e publikut në vendimmarrje.