Katër kalorёsit e ndotjes plastike
Ndotja plastike pёrbёn njё problem gjithmonё e nё rritje. Shqipёria konsiderohet njё nga vendet me përqindjen më të lartë të plastikës së patrajtuar nё Mesdhe, rreth 73%. Sipas njё vrojtimi tё kryer pёr herё tё parё nё vendin tonё, nё gjashtё qytete nё Shqipёri, shumica dёrrmuese i pёrdornin qeset plastike gjatё pazarit dhe mё shumё se gjysma, nuk i ndanin mbetjet nё burim. Përbërësit e plastikës shkaktojnë çrregullime nё sistemin endokrin, sistemin nervor, tё frymёmarrjes, imun, kardiovaskular, infertilitet.