Ndotja e Liqenit të Shkodrës: Probleme serioze me praninë e metaleve të rënda dhe të pesticideve të rrezikshme

Ekspertë nga Shqipëria dhe Mali i Zi publikuan në Shkodër rezultatet e studimit dy vjeçar mbi nivelin e ndotjes së ujit në Liqenin e përbashkët të Shkodrës. Sipas studimit, në disa nga pikat e monitoruara shfaqen probleme serioze me praninë e metaleve të rënda dhe të pesticideve të rrezikshme. Studimi nxjerr në pah nevojën e monitorimit të vazhdueshëm të ujërave të këtij liqeni.