Kalendari Mjedisor

COP28: Shqipëria, ndër vendet e rrallë që nuk shkarkon CO2 për prodhim energjie

COP28 markon takimin vjetor klimatik të 28-të të Kombeve të Bashkuara, ku përfaqësuesit e shteteve do të diskutojnë mbi ndryshimet klimatike. Ky samit mbahet në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, nga data 30 nëntor, deri më 12 dhjetor 2023.

Në ditën e dytë të samitit, liderët botërorë dhanë deklaratat e tyre kombëtare, si një mundësi për të fokusuar vëmendjen në prioritetet dhe aksionet konkrete për të limituar rritjen e temperaturës globale me 1.5°C dhe për arritjen e objektivave të Marrëveshjes së Parisit. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, gjithashtu mori pjesë në këtë samit, ku jo vetëm shprehu aksionet mbi gazet serrë, por edhe theksoi shqetësimet e tij:

Të dhënat e OKB: Si po e sëmurin botën ndryshimet klimatike

Stresi i nxehtësisë. Dëmtimi i mushkërive nga tymi i zjarreve. Përhapja e mushkonjave që bartin sëmundje në rajone të reja falë rritjes së temperaturave. Këto javë vetëm disa nga mënyrat se si është ndikuar dhe përkeqësuar shëndeti publik nga ndryshimet klimatike. Për herë të parë, këto kanë qenë në qendër të vëmendjes në samitin vjetor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për klimën, COP28. Ministrat qeveritarë pritet të bisedojmë për mënyrat se si mund t’i mbrojnë njerëzit nga kërcënimet shëndetësore si pasojë e ndryshimit klimatik, të cilat rrezikojnë ta zhbëjnë përparimin dekadash në shëndetin publik.