Vendosja e moratoriumit të gjuetisë ka bërë të mundur mbrojtjen dhe shtimin e kafshëve dhe shpendëve në zonat e mbrojtura dhe në parqet kombëtare të vendit tonë.
Gjithashtu dhe klima e favorshme e këtyre muajve ka bërë që shumë shpendë shtegtarë të qëndrojnë akoma në habitatet e tyre natyrore në vendin tonë.
Bisht bardha e gurit është një shpend i veçantë, i cili po vijon të rri ende në Shqipëri për shkak të klimës së butë dhe nuk ka nisur ende emigrimin në Afrikë.
“Bisht bardha e gurit, vazhdon ende të rrijë në Shqipëri. Ndryshimet stinore dhe rritja e temperaturave për shkak të ngrohjes globale kanë bërë që kjo specie të mos nisë emigrimin ende për në Afrikë por të rrijë për një kohë më të gjatë në Shqipëri”, shprehet ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Zonat e mbrojtura tashmë janë habitate të qeta dhe të sigurta, ku fauna shtohet e pasurohet në vazhdimësi.