Është zhvilluar takimi i tretë rajonal, “Prezantimi i Studimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore” për qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë.
Në kuadër të projektit “Studimi i zonave të mbrojtura në Shqipëri”, të mbështetur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, pas disa takimeve lokale, po organizojnë prezantimin e studimit të zonave të mbrojtura mjedisore për qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë.
Qëllimi i studimit është rishikimi i sistemit të zonave të mbrojtura, me synim rivlerësimin e tyre, i cili do të ndihmojë në përmirësimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura sipas kërkesave dhe standardeve ndërkombëtare dhe eksperiencës së vendeve europiane, duke ruajtur dhe përdoruar në mënyrë të qëndrueshme burimet natyrore në to.
Studimi pritet të ndihmojë në krijimin e një baze të dhënash funksionale të aksesueshme nga të gjithë, e cila përfshin saktësimin e hartave të tyre, si dhe për vlerësimin e potencialeve turistikë dhe të funksioneve të shtigjeve për vizitorët.
Në takim morën pjesë përfaqësues të pushtetit vendor, të projekteve që operojnë në fushën e natyrës apo zonave të mbrojtura, përfaqësues të shoqatave mjedisore, specialistë të fushës, grupet e interesit, përfaqësues të medias, etj..