Porto Romano të kthehet në një park të madh publik të Durrësit

Porto Romano do të transformohet në një park të madh publik të Durrësit. Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë.

By admin

Porto Romano do të transformohet në një park të madh publik të Durrësit.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë.

“Njëkohësisht Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Ministrinë e Kulturës, që është e përfshirë në Komitetin Kombëtar të Rindërtimit për aspektet e planifikimit dhe të sistemit urban të përgatisin një akt së bashku me sekretarin e Përgjithshëm për të filluar paralelisht me transformimin e plotë të mbetjeve në Porto Romano, një kancer, një zonë skandali kombëtar prej vitesh, në një park të madh publik të Durrësit, paralelisht”, – theksoi Rama.

Kreu i Qeverisë u shpreh se për të gjitha këto besoj që diskutimet tona janë të qarta, kemi folur dhe buxheti i gjithë programit të rindërtimit do të përmbajë një zë të veçantë në mënyrë që të dalim nga kjo situatë postkatastrofike më mirë se si ishim para se të ndodhte katastrofa, jetët e njerëzve nuk i kthejmë dot më, por njerëzve që kanë humbur banesat t’u sigurojmë një banesë më të mirë se ajo që kishte dhe qytetit të goditur rëndë dhe të plagosur t’i sigurojmë një gjendje fizike më të mirë se ajo që kishte para se të hynte në këtë kalvar”