Banka Botërore ka rishikuar projektin për shërbimet mjedisore dhe ka nënvizuar në raportin e fundit atë që gjeti në terren lidhur me disa pika kyçe të projektit.
Raporti ndalet në ecurinë e inventarit të pyjeve, zbatmin e kontratave të parashikuara nga projekti, ecurine e bashkive dhe njësive administrative me stafet e trajnuara dhe planet e menaxhimit të pyjeve.
“Një mision i përbashkët për mbështetjen e zbatimit i Bankës Botërore dhe Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) u zhvillua mes 2-6 Dhjetor 2019.
Gjetjet kryesore të misionit ishin: Përparim i mirë në zbatimin e aktiviteteve kryesore (d.m.th. kontrata e 2-të e regjistrimit të pyjeve dhe kullotave në 42 bashki. Përfunduan matjet në terren të Inventarit Kombëtar të Pyjeve dhe baza e te dhenave (NFI), 67 kontrata nën raundin e 2-të të granteve IPARD Like u nënshkruan dhe janë në zbatim.
U krijua versioni i pare i Sistemit të Shqiptar të Informacionit mbi Pyjet dhe baza e të dhënave brendshme për planet e menaxhimit të pyjeve dhe kullotave për 131 stafe në njësitë administrative rajonale te trajnuar. Po kështu është bërë përgatitja e planeve të menaxhimit të pyjeve dhe kullotave në katër Bashki” , thuhet në raport.
Po kështu i njëjti nënvizon se një pike tjetër është ajo e ndryshimeve pozitive ligjore kanë ndodhur me krijimin e Agjencisë së Re Kombëtare të Pyjeve dhe miratimin e Ligjit për Pyjet nga Këshilli i Ministrave.
Më herët u diskutua edhe për mundësinë e shtyrjes së afatit të zbatimit të projektit dhe tashmë kjo është bërë fakt. Data e re është 30 shtatori i vitit të ardhshëm.
“Së treti është bërë ristrukturimin e projektit përfshirë rialokimi i të ardhurave të grantit suedez dhe një zgjatje një vjeçare e datës së mbylljes së projektit origjinal nga 30 shtatori 2019 në 30 Shtatori 2020 u miratua, ndërsa financimi shtesë është nën aprovimin përfundimtar nga Banka”, thuhet në dokument.
Projekti për shëbrimet mjedisore u bë efektiv në fillim të vitit 2015 me një mbështetje financiare 22.18 milionë dollarë të ndarë në katër komponentë.