Drejt përfundimit ujësjellësi i parë me panele fotovoltaike në Shqipëri! Zero kosto për energjinë elektrike

Ujësjellësi i Belshit pritet të jetë i pari në Shqipëri që do të ketë zero…

By admin

Ujësjellësi i Belshit pritet të jetë i pari në Shqipëri që do të ketë zero kosto për energjinë elektrike. Projekti parashikon instalimin e paneleve fotovoltaike duke zëvëndësuar kështu energjinë elektrike që prodhohet nga uji, raporton SCAN.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e AKUM, Alqi Bllako dhe kryebashkiakun e Belshit, Arif Tafani, inspektuan punimet në ujësjellësin e Belshit , në zonën e Dumresë. Përfundimi i kësaj vepre do të garantojë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për 33 mijë banorë.

Belshi konsiderohet një zonë me potencial të lartë turizmi në vend.