Luanët e shpëtuar nga “Safari Park” drejt Holandës

Kafshët e shpëtuara nga “Safari Park” në qytetin e Fierit po jetojnë në kushte normale dhe nën asistencën e vazhdueshme të veterinerëve, në kopshtin zoologjik të Tiranës. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi është shprehur se, “ne i mbajmë premtimet, megjithëse jo të gjithë besuan se do t’i largonim kafshët nga kopshti zoologjik privat, […]

By admin

Kafshët e shpëtuara nga “Safari Park” në qytetin e Fierit po jetojnë në kushte normale dhe nën asistencën e vazhdueshme të veterinerëve, në kopshtin zoologjik të Tiranës. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi është shprehur se, “ne i mbajmë premtimet, megjithëse jo të gjithë besuan se do t’i largonim kafshët nga kopshti zoologjik privat, në Fier, ku u konstatuan të abuzuar! Nga Fieri i sollëm në kopshtin zoologjik të Tiranës”.

“Ish-luani i Fierit”, tani ka edhe një emër! Ai quhet Lenci dhe është në kushte shumë të mira shëndetësore, edhe pas ndërhyrjes që pati në sy nga veterinerët e huaj dhe stafi profesional i fondacionit austriak “FOUR PAWS”. Në gjendje të mirë shëndetësore janë edhe 2 luanët e tjerë: Zhak dhe Bobi”, tha Klosi.

“Por, lajmi tjetër i mirë është se së shpejti luani Zhak, Lenci dhe Bobi do të transferohen në Holandë, në qendrën e specializuar të rehabilitimit të luanëve, tigrave dhe leopardëve, që quhet “FELIDA”, në shtëpinë e tyre të përhershme, ku do të nisin një jetë të re”, tha ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.