Komisioni i Përhershëm i Konventës së Bernës i rekomandon qeverisë shqiptare të pezullojë projektet për ndërtimin e hidrocentraleve të Kalivaçit dhe Poçemit në Vjosë, ndërsa i kërkon të bëjë një planifikim strategjik e të ndërmarrë vlerësime të mëtejshme. Sipas Nikës, këto rekomandime janë detyruese për qeverinë shqiptare.
Paralelisht, organizata është në fazat finale të përgatitjes së padisë për hidrocentralin e Kalivaçit, ndërsa pas shpalljes së pavlefshmërisë së kontratës koncesionare nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, vijon procesin gjyqësor për Poçemin.
Në qershor të këtij viti Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi nënshkrimin e kontratës për HEC Kalivaç, që parashikohet të ketë një fuqi të instaluar 111,000 kW. Por, Projekti për ndërtimin e këtij HEC-i është kundërshtuar prej vitesh nga organizatat mjedisore për shkak të vlerave të larta natyrore të lumit Vjosë, që vlerësohet si një nga lumenjtë e fundit të egër të mbetur në Evropë, duke rrjedhur në mënyrë të natyrshme dhe të pandikuar në shumicën e e gjatësisë së tij prej 270 kilometrash.