Ndotja përgjatë lumit Gjanica, Komiteti i Helsinkit nis betejën ligjore

PATOS- Ndotja mjedisore që shoqëron përditë banorët e zonës së Oficinës së Vjetër në Patos, por edhe ata që jetojnë përgjatë shtratit të lumit Gjanica, kanë bërë që Komiteti Shqiptar i Helsinkit të nis edhe rrugën gjyqësore. Një proces ky që pritet të realizohet me ane të projektit “Të litigojmë në mënyrë strategjike për mbrojtje […]

By admin

PATOS- Ndotja mjedisore që shoqëron përditë banorët e zonës së Oficinës së Vjetër në Patos, por edhe ata që jetojnë përgjatë shtratit të lumit Gjanica, kanë bërë që Komiteti Shqiptar i Helsinkit të nis edhe rrugën gjyqësore. Një proces ky që pritet të realizohet me ane të projektit “Të litigojmë në mënyrë strategjike për mbrojtje efektive të të drejtave në fushën e shëndetit”. Në këtë kuadër është zhvilluar edhe një takim me banorë të zonës, të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me ndotjen e lumit Gjanica, e cila rrezikon përditë e më shumë jetën e tyre.

Për Ardita kolmarkun, juriste pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit, ky problem i mbartur prej kohësh duhet të marr zgjidhje, ndaj edhe me ndihmën e avokatit të popullit është ndërmarrë kjo nismë, që do të finalizohet në gjykatë. Kjo nuk është e vetmja problematikë mjedisore e ndjekur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Sipas Kolmarkut eksperiencat e mëparshme kanë rezultuar të suksesshme

Komiteti Shqiptari Helsinkit ka mbledhur prova dhe fakte që tregojnë se nga buron ndotja dhe cilët mund të jenë shkaktarët e saj. Kjo është një pjesë tepër problematike përsa i përket ndotjes mjedisore dhe shpesh herë banorët e kanë ngritur zërin për gjetjen e një zgjidhje, por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim.