Reportazhi DailyMail/ Pamje shokuese të kopshtit zoologjik në Shqipëri, ja si torturohen kafshët

Ai që duhet të ishte një ambient argëtues për njerëzit, është kthyer në një ferr…

By admin

Ai që duhet të ishte një ambient argëtues për njerëzit, është kthyer në një ferr të vërtetë. Bëhet fjalë për një kopsht zoologjik privat në Fier, të quajtur ‘Safari Park Zoo’’, ku kafshët përveçse jetojnë në kushte të mjerueshme, janë edhe të infektuar me sëmundje të ndryshme. Kështu shkruan tabloidi prestigjoz britanik ‘DailyMail’, ku përmes një reportazhit të publikuar së fundmi i bën thirrje instancave shtetërore shqiptare, në këtë rast Bashkisë Fier, për të ndërhyrë dhe mbyllur këtë ‘burg’ torturues për kafshët.

Aty ndodhet një luan me sy të infektuar që jeton në një kafaz të pisët, bashkë kafshë të tjera; me një zebër, dhelprën, drerin, majmunin, dhe një ari. Fotografët dhe aktivistët që kanë vizituar këtë kopsht e kanë përshkruar si ambientin më të keq që kanë parë ndonjëherë.

’Kafshët mbahen të mbyllura në kafaze pa kushtet minimale të higjienës, ata vuajnë jo vetëm nga probleme (sëmundje) fizike por shfaqin edhe shenja të vuajtjes psikologjike. Duket se përmes syve të tyre të trishtë iu luten për shpëtim atyre pak vizitorëve që vijnë aty,’’ shprehen ata.

Ndërsa sheh në brendësi, është e pakuptueshme se pse aty janë 14 kafazë luanësh; mesa duket kafshër e tjera që kanë lindur, ose kanë ngordhur, ose janë shitur apo dhuruar njerëzve të ndryshëm.

Organizata Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Kafshëve ‘Four Paës’ (4 putrat), që kanë qenë prezente në Shqipëri vitet e fundit, e quajnë krejtësisht të papranueshme situatën në këtë kopsht zoologjik. ‘’Kushtet dhe hapësira në këtë kopsht zologjik nuk është aspak e përshtatshme për kafshë të tilla të egra si luani apo ariu të cilët kërkojnë kushte dhe nevoja specifike për të jetuar,’’ thotë Loana Doungler, nga departamenti i mbrojtjes së kafshëve të egra ‘Four Paës’.

Edhe nga vizitorët është tërësisht e pakuptueshme se cili është qëllimi i një kopshti të tillë zoologjik; lu iu vizitorëve iu serviret një pamje e tillë prekëse ndërsa shohin kafshët të jetojnë në këtë gjendje. ‘’Nëse askush nuk reagon pasi jeni njohur me këto pamje, këto kafshë do të avzhdojnë të vuajnë, apo të ngordhin në kushte të tilla mizerabël’, e mbyll artikullin Daily Mail.

Nuk është hera e parë që ky kopsht tërheq vëmendjen për keq. Para disa vitesh banorët e zonës përreth u tmerruan për javë të tëra pasi prej këtij kopshti u largua një gjarpër i frikshëm ‘piton’ i cili nuk u gjet kurrë. Historia vazhdon…