Ecuria e Inventarit Kombëtar të Pyjeve dhe Kullotave 2018-2019.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit, mbështetur nga Projekti i Shërbimeve Mjedisore, financuar nga Banka Botërore, nën…

By admin

Agjencia Kombëtare e Mjedisit, mbështetur nga Projekti i Shërbimeve Mjedisore, financuar nga Banka Botërore, nën konsulencës Suedeze dhe të Fakultetit të Pyjeve pranë UBT-së, është angazhuar në realizimin e Inventarit Kombëtar të Pyjeve dhe Kullotave (IKPK) në Shqipëri gjatë viteve 2018-2019 e në vazhdim. Risia e këtij projekti qëndron në faktin e grumbullimit dhe transferimit dixhital të të dhënave të terrenit nëpërmjet programit të përshtatur për këte iventar.

Nëpërmjet këtij shkrimi, në mënyrë të përmbledhur, do të paraqesim ecurinë e ketij projekti, objektivat e realizuara deri tani si dhe pritshmëritë në të ardhmen.

Gajtë periudhës nëntor 2016 – gusht 2018, janë kryer një sërë aktivitetesh si seminare kombëtare, workshop-e dhe praktika terreni që krijuan bazën e duhur për fillimin e matjeve të para në terren.

Zbatimi i projektit të ngritjes së kapaciteteve për IKPK 2018-2019 ka kaluar në disa etapa të rëndësishme të përmbledhura si më poshtë:

Analizimi i bazës së të dhënave, metodologjisë dhe rezultateve të Inventarit Kombëtar të Pyjeve të vitit 2004 (IKPK 2004) për të krijuar vazhdimësinë si dhe ndërtimin e një metodologjie te re, me qëllim shmangien e problematikave te iventarit të kaluar dhe ndërtimin e një procesi të qëndrueshëm në kohë dhe cilësi.

Hartimi i një metodologjie të re për përcaktimin e rrjetit të sipërfaqeve provë, manualit të terrenit dhe programit dixhital Open Foris për grumbullimin në kohë reale të dhënave të terrenit.

Testimi i funksionimit të programit dixhital “Open Foris” (program i regjistrimit dhe transferimit dixhital të matjeve në terren), përshtatja e tij me gjithë treguesit që do të maten në terren të pasqyruara në Manualin e Terrenit. Trainimi i grupeve të terrenit për përdorimin e instrumentave dhe realizimin e procesit të matjes, regjistrimit dhe transferimit të të dhënave në programin “Open Foris”.

Fillimi i matjeve në terren nga të gjashtë grupet e formatuar me nga dy anëtarë dhe një kryetar grupi, si dhe kontrolli i cilësisë së të dhënave, në 10 % të numrit të tufave, nga ekipi i Kontrollit të Cilesisë në AKM-së.

Ne fazen e pare u bë e mundur studimi i metodologjive të përdorura në inventaret e mëparshme, analizimi i rrjetit ekzistues të inventarit të fundit nëpërmjet seminareve dhe ekspeditave pilot në rajonin e Korcës si kundër u organizuan dhe seminare për përdorimin e të dhënave bazë të IKPK 2004. Trainimet u fokusuan gjithashtu edhe në përdorimin e instrumentave bashkëkohore si dhe konceptet e avancuara të variablave të inventarizimit.

Ekipet e terrenit u trainuan keshtu mbi perdorimin e instrumentave mates dhe menyren e grumbullimit te te dhenave duke testuar dhe perdorimin e manualit te terrrenit.

Faza e dytë filloi me një vizitë pune në Suedi, ku ekipi udhëheqës i IKPK 2018 pranë AKM-së, u njoh me gjithë strukturat dhe metodikën e zhvilluar në mëse 100 vjet zhvillimi të Inventarit Kombëtar të Pyjeve në Suedi.

Rezultati i parë i inventarit lidhet me dizenjimin apo mostrimin e rrjetit të sipërfaqeve provë duke përdorur si bazë rrjetin kuadratik 500 m x 500 m, ku me anë të formulave statistikore të randomizimit, u reduktuan pikat në një mënyrë të kontrolluar duke përftuar 1100 pika. Këto pika kanë shërbyer si qëndrat të tufave nga ku janë alokuar 4 satelitë të barazlarguar me 200 m nga qëndra orientuar sipas rrjetit kuadrativ të koordinatave.

Ky rrjet ju nenshtrua paravleresimit (digjital) qe mundeson perzgjedhjen e pikave te pershtatshme per tu inventarizuar si dhe percakton ne shkalle te gjere perdorimin e tokes ne disa kategori kryesore.

Sipërfaqet provë të përzgjedhura janë përfaqësuese jo vetëm për shpërndarjen gjeografike por edhe për shpërndarjen e lartësisë dhe pjerrësisë mbi bazën e të cilave janë ndërtuar variablat e rastësisë, duke prodhuar peshë të njëjtë për cdo tufë.

Faza e tretë përfshin testimin e programit dixhital Open Foris, trainimin e gjithë anëtarëve të grupeve në përdorimin e instrumentave dhe mjeteve matëse, në përdorimin e ketij programi si dhe trainime për sigurinë e shëndetit në punë apo edhe elementë të tjerë në lidhje me gjithë praktikat që përfshin procesi ne teresine e tij.

Rezultatet e sipërpërmenduara të dy fazave të para u demonstruan në një Konferencë Kombëtare të mbajtur në mars 2018. Gjatë seminarit, përvec përmbledhjes së rezultateve të arritura në Inventarizimin e Pyjeve dhe Kullotave në zonën Pilot (Rajoni i Korçës), iu dha rëndësi gjetjeve për procesin në vazhdim.

Vlen për tu theksuar se zhvillimi i programit Open Foris e con në një hap cilësor grumbullimin dhe transferimin e të dhënave tashmë në formë dixhitale.

Faza e katert përfshin grumbullimin e të dhënave në terren. Për mëse tre muaj, qershor-shtator vazhdon procesi i matjeve të terrenit nga gjashtë Grupet e Punës, që do të realizojnë inventarizimin e tufave në rang qarku. Rezultatet e marra ballafaqohen me matjet e kryera nga ekipi i kontrollit të cilësisë pranë AKM-së duke bërë të mundur si kontrollin e cilësisë por edhe zgjidhjen e problemtikave që mund të dalin gjatë punës në terren. 

Duhet kuptuar qartë se IKPK-ja nuk prodhon të dhëna për planet e menaxhimit ose plane të tjera operacionale, pasi te dhenat ne terren nuk bazohen ne grumbuj te standartizuar, rrjedhimisht ai nuk prodhon nje kadaster pyjore, me ndarje parcelare, kufinj të qartë administrativë ose të dhëna mbi gjëndjen e pyjeve bashkiakë. 

Inventari Kombëtar i pyjeve do të prodhojë në nivel kombëtar të dhëna mbi kategoritë e përdorimit të tokës, shpërndarjen e llojeve drusore, vëllimin, cilësinë e drurëve në këmbë, llogaritjen e mundësisë vjetore të shfrytëzimit, si dhe vlerën totale të biomasës së fondit pyjor dhe kullosor. Këto të dhëna në nivel kombëtar, duke përdorur analizat statistikore, do të gjenerojnë informacione të vlefshme ku do të mbështet strategjia sektoriale e fondit pyjor për vitet në vazhdim.