Kalendari Mjedisor

Kundër HEC-ve në lumin e fshatit, banorët e Gjoricës në protestë

Dëgjesa publike me banorët për ndërtimin e hidrocentraleve në Zallin e Bulqizës, në zonën e Gjoricës dështoi për të tretën herë. Banorët nuk pranuan të futen në takimin e Drejtorisë Rajonale të Mjedisit Dibër i organizuar për të diskutuar, ndikimet në mjedis. Takimin e zëvendësuan me një proteste në qendër të Gjoricës. Banoret thonë se […]

By admin

Dëgjesa publike me banorët për ndërtimin e hidrocentraleve në Zallin e Bulqizës, në zonën e Gjoricës dështoi për të tretën herë. Banorët nuk pranuan të futen në takimin e Drejtorisë Rajonale të Mjedisit Dibër i organizuar për të diskutuar, ndikimet në mjedis. Takimin e zëvendësuan me një proteste në qendër të Gjoricës. Banoret thonë se hidrocentralet do t’u marrin ujin e pijshëm dhe do t’u lënë tokat pa vaditje.

Ish-inspektori i mjedisit, Shpëtim Kaja, banor i këtij fshati thotë se Gjorica me 1400 ha toke jeton vetëm në sajë të lumit.

Në tre rastet që Drejtoria Rajonale e Mjedisit është përpjekur që te realizojë dëgjesën publike me banorët, kryetari i bashkisë Bulqizë dhe administratori i njësisë Gjoricë, nuk kanë qenë prezent. Ndaj banorët e akuzojnë kryebashkiakun se nuk po i përkrah dhe se është pro ndërtimit të hidrocentraleve.