Ndotja e ajrit është një nga problemet kryesore mjedisore në qytete e mëdha shqiptare, sidomos në Tiranë. Ambientalisti Ened Mato thotë se ndotja ka ardhur si pasojë e shtimit të makinave dhe pakësimit të gjelbërimit urban. “Në gjithë këto vite që i hapëm luftë mjedisit. Grykëderdhjet e lumenjve kanë nevojë për ndërhyrje emergjente pasi ne vazhdojmë t’i trajtjojmë ato si kosha mbeturinash. Lumenjtë mbledhin mbetjet spitalore, të bizneseve, mbetjet e qytetarëve janë aty, dhe nuk i shpëtojmë dot asaj ndotje në një formë apo në një tjetër.
Bizneset janë pa një vizion të gjelbër, pa vizionin mjedisor, pa vizionin social se çfarë mund të bëhet në këtë tokë e në këtë mjedis në të ardhmen. Ajo që na mungon neve është kultura e mjedisit kultura mjedisore është zero”-thotë ambientalisti “Nuk është hera e parë që media bëhet alet me mjedisin dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse falë medias po ndrihen probleme që kanë qenë prej vitesh dhe sot po dalin më në pah. Ka 27 vitesh që ne i kemi hapur luftë frontale mjedisit dhe tani po vuajmë pasojat e kësaj lufte. Kemi qenë individualisht por në rastin e Elbasanit shohim që është edhe një Bashki e tërë që është bërë aleat me qyetarët me komunitetin që drejton për të mbrojtur interesat.
Problemi i Elbasanit nuk lindi sot, por ka që pas reabilitimit të metalurgjikut që u bë për qëllime biznesi dhe përfitimi dhe kjo nuk ka ndonjë gjë të keqe së te gjë të keqë se të gjithë do bëjnë biznës por ne jemi akoma ende larg biznesit të gjelbërt ose të biznesit që mban përgjegjësi edhe për jetën e njerzëve dhe për të ardhmen e mjedisit”- shprehet Ened Mateo për Report TV.
“Deri tani i kemi parë tokën dhe burimet natyrore si mundësi për ti zhvatur sa më shumë duke mos kthyer asgje mbrapsht, kjo do sjellë pasoja, qoftë në infektimin e tokës që ka ndodhur në Elbasan , qoftë në ndotjen e ajrit por te burimet e tjera, se toka është komplekse dhe ndotja që ka ndodhur aty është komplekse dhe do vite që të zhbëhet. Unë e shoh si gjë pozitive faktin që janë bërë bashkë dhe bashkia dhe qytetarët organizatat mjedisore që e kanë ngritur zerin shumë më përpara por dhe partenriteti i medias në këtë rast që herë pas herë demaskon skandalet emergjente dhe situatave të rënda të njerzëve.
Ky është fakt që rastet e e sëmundjeve të kancerit janë shtuar, ndotja nga ishmetalurgjiku por dhe ndotja vetë se dhe Elbasani është një qytet industrial që ka qenë i rrethuar nga pyjet pafund. Tashmë ata parqe dhe ata pyje na kanë lënë , shaka është bërë babëzia për të përdituar në kurriz të natyrës”- thotë se duhet të jemi më të kujdesshëm, pasi mjedisi është çatia jonë e përbashkët ambientalisti Mato.
Në një raport të hartuar nga Organizata Botërore e Shëndetit në shtator 2017, thuhej se shqiptarët jetojnë 0.23 vite jetë më pak vetëm nga ajri i ndotur. Ekspertët pohojnë se ndotja e ajrit është rreziku më i madh në aspektin mjedisor për shëndetin e njerëzve.