Mali i Krujës copëtohet përditë nga guroret e shumta

Që në tetorin e 2016 Milieukontakt në bashkëpunim me Klubin Ekologjik dhe komunitetin e Krujës ka nisur ndjekjen në praktikë të të gjitha fazave të procesit të lejes mjedisore nga kompani që shfrytëzojnë karriera lumore dhe gurrore. Përpos ngritjes së kapaciteteve të OJFve vendore dhe të disa përfaqësues të komuniteti mbi monitorimin e raporteve të […]

By admin

Që në tetorin e 2016 Milieukontakt në bashkëpunim me Klubin Ekologjik dhe komunitetin e Krujës ka nisur ndjekjen në praktikë të të gjitha fazave të procesit të lejes mjedisore nga kompani që shfrytëzojnë karriera lumore dhe gurrore. Përpos ngritjes së kapaciteteve të OJFve vendore dhe të disa përfaqësues të komuniteti mbi monitorimin e raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) është punuar edhe në mënyrat e përfshirjes së publikut në monitorimin e një subjekti gjatë fazës së punimeve. Këto subjekte janë burimi kryesor i ndotjes së ajrit në qytet.

Në korrik të këtij viti Milieukontakt Shqipëri së bashku me Klubin Ekologjik Krujë i drejtuan një kërkesë AKM, ARM Durrës dhe Bashkisë Krujë për të marrë më shumë informacion mbi subjektet që operojnë në zonën e Krujës kryesisht gurroret, gropat e gëlqeres, fabrikat e çementos dhe përpunim inertesh (Malin e Krujës dhe Krastë).

Nga AKM, në përgjigje të kërkesës drejtuar në datë 10/07/2017 u mor informacion për rreth 22 subjekte të tipit gurore që operojnë në Malin e Krujës dhe Krastë, por nga burime vendore, specialistë të mjedisit, ekspertë dhe vetë bashkia, evidentohet një numër shumë më i madh subjektesh.

Gjatë vizitave monitoruese në terren u evidentua intesitet i lartë punimi nga dy subjekte shumë pranë qytetit të Krujës të cilat gjenerojnë pluhra dhe ndotje akustike jashtë normave të lejuara. Kamiona të shumtë që ngarkonin dhe shkarkonin inerte krijonin re të dendura pluhuri të cilat shkojnë në mushkritë e qytetarëve të Krujës. Pasojat në shëndet përkeqësohen edhe më shumë nga fakti mushkëritë e gjelbra të qytetit tkurren me VKM të here pas hershme duke hequr nga fondi pyjor sipërfaqe të tëra me pyje për t’ia dhënë për shfrytëzim aktiviteteve private.

Më poshtë disa foto që flasin vetë mbi standartet e ndjekura nga subjektet gjatë orarit të punës, në mes të ditës.

Projekti duke monitoruar procesin e hartimit dhe konsultimit të VNM-së të thelluar synon të nxjerrë në pah dobësitë e tij, të rrisë ndërgjegjësimin e publikut mbi projektet që ndikojnë në cilësine e jetesës së tyre, të nxisë përfshirjen e komunitetit në vendimmarrje dhe mbrojtjen e mjedisit.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit: “OSHC-të praktikojnë VNM-në në të gjitha fazat”, mbështetur financiarisht nga Projekti “Shoqëria Civile Vepron për Zhvillimin Social-Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm” (CO-SEED) me fonde të Bashkimit Evropian dhe që zbatohet nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri.