Milieukontakt: Diskutime mbi monitorimin e subjekteve në Krujë e Krastë. Burimi kryesor i ndotjes së ajrit dhe ndotjes akustike ne qytet

Milieukontakt Shqipëri ka zhvilluar gjatë kësaj jave takime pune me ekspertë të bashkisë dhe OJF-ve të Krujës për të diskutuar mbi monitorimin e subjekteve (kryesisht guroret, gropat e gëlqeres, fabrikat e çementos dhe përpunim inertesh) që operojnë në malin e Krujës dhe Krastë të cilat janë burimi kryesor i ndotjes së ajrit në qytet. Nga […]

By admin

Milieukontakt Shqipëri ka zhvilluar gjatë kësaj jave takime pune me ekspertë të bashkisë dhe OJF-ve të Krujës për të diskutuar mbi monitorimin e subjekteve (kryesisht guroret, gropat e gëlqeres, fabrikat e çementos dhe përpunim inertesh) që operojnë në malin e Krujës dhe Krastë të cilat janë burimi kryesor i ndotjes së ajrit në qytet. Nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, në përgjigje të kërkesës drejtuar në datë 10/07/2017 janë marrë informacion për rreth 22 subjekte të tipit gurore që operojnë në Malin e Krujës dhe Krastë, por nga burime vendore evidentohet një numër shumë më i madh subjektesh.

Gjatë monitorimit u evidentua intesitet i lartë punimi nga dy subjekte shumë pranë qytetit të Krujës të cilat gjenerojnë pluhra dhe ndotje akustike jashtë normave të lejuara. Kamionë të shumtë që ngarkonin dhe shkarkonin inerte krijonin re të dendura pluhuri të cilat shkojnë në mushkëritë e qytetarëve të Krujës.

Milieukontakt ka publikuar edhe disa fotografi që tregojnë standartet e ndjekura nga subjektet gjatë orarit të punës, në mes të ditës.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “OSHC-të praktikojnë VNM-në në të gjitha fazat”, mbështetur financiarisht nga Projekti “Shoqëria Civile Vepron për Zhvillimin Social-Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm” (CO-SEED) me fonde të Bashkimit Evropian dhe që zbatohet nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri.