Kalendari Mjedisor

Energjia nga dielli dhe era, WBIF: Shqipëria ka ligjin për ankandet, por mbetet pas me zbatimin

Shqipëria ka legjilacionin sa i takon ankandeve për energjinë nga dielli dhe era por zbatimi mbetet pas. Është ky përfundimi që nxjerr studimi që është zhvilluar nga Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF),  iniciativë që financohet nga Bashkimi Europian dhe hartuar në bashkëpunim me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë. Raporti mban titullin “Investimi në Energjinë e Pastër në Ballkanin Perëndimor” .

By admin

“Shqipëria ka legjislacionin për prezantimin e ankandeve feed-in premium për erën dhe diellin por zbatimi mbetet pas. Bosnjë-Hercegovina bëri me dije planet për prezantimin e ankndeve për të rinovueshmet në 2021.

Deri më tani vetëm Shqipëria ka adoptuar rregulla mbi autokonsumin e energjisë por këto rregulla duhet të zbatohen. Ka mungesë të kuptueshmërisë së legjilacionit dhe kuadrit rregullator në marrdhënie me instalimet e rinovueshme në shkallë të vogël për qëllime vetëkonsumi në Ballkanin Perëndimor” thuhet në dokument.

Një tjetër element që merr ne analizë studimi është për produktivitetin e energjisë që sipas studimit Shqipëria lë pas vetëm Bosnjën ndërsa pjesa tjetër e rajonit performojnë shumë më mirë së bashku, duke iu afruar mesatares së vendeve të Bashkimit Europian.

“Në mënyrë të ngjashme me ekonomitë në tranzicion, Ballkani Perëndimor doli nga periudha socialiste me një produktivitet të ulët në energji. Progres domethënës por jo i barabartë u shënua në 10 vitet e fundit dhe hendeku me ekonomitë në tranzicion mes anëtarëve të Bashkimit Europian është moderuar. Gjithsesi performuesi më i mirë mbetet sa gjysma e BE-së. Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë përmirësuar gati me dyfishin e shpejtësisë së BE-së. Kosova dhe Serbia janë kordinuar me progresin e BE-së, Shqipëria në një farë mënyre ka mbetur pas ndërsa Bosnja nuk ka pasur përmirësim në periudhën afatshkurtë” nënvizion studimi.