Ndotja, sa duhet të paguajnë shoferët për të hyrë në Londër

Ka nisur zbatimi i ashtuquajturës, zona e emëtimit të ulët në Londër. Sipas vendimit, drejtuesit e makinave të vjetra dhe ato që krijojnë më shumë ndotje do të duhet të pagujnë për të hyrë në qendër të qytetit.

By admin

Ka nisur zbatimi i ashtuquajturës, zona e emëtimit të ulët në Londër. Sipas vendimit, drejtuesit e makinave të vjetra dhe ato që krijojnë më shumë ndotje do të duhet të pagujnë për të hyrë në qendër të qytetit.

Drejtuesit e sistemit shtetëror, Transporti për Londrën shpresojnë se ky hap do të zvogëlojë numrin e veturave që krijojnë shumë ndotje në kryeqytetin e Britanisë, pasi vlerësohet se rreth 40,000 makina do të preken nga kjo pagesë. Kryetari i Londrës, Sadiq Khan ka thënë se është e “rëndësishme që të përparojmë” në të luftuarit e ajrit toksik në Londër. Shumica e ngasësve, veturat e të cilëve nuk janë në përputhje me vlerat e ndotjes, do të pagujnë 12.50 funta për të hyrë në këtë zonë çdo ditë.

Ata që nuk paguajnë këtë shumë do të gjobiten me 160 funta, ndonëse shkelja e parë mund të rezultojë vetëm me letër paralajmërimi. Kjo zonë pritet të zgjerohet në pjesën veriore dhe jugore të rrugëve të Londrës deri më 2021.

Tranporti për Londrën ka vlerësuar se skema fillestare do të ndikojë me reduktimin e ndojtjes së ajrit për 45 për qind në dy vjet. Khan ka thënë se ajri i ndotur i Londrës përbën “urgjencë për shëndetin publik”.