Aksion për pastrimin e plazhit të Bisht-Kamzës

Plazhi i Bisht-Kamzës, 11 km nga Durrësi, është kthyer në një destinacion të preferuar nga pushues vendas dhe turistë të huaj.

By admin

Plazhi i Bisht-Kamzës, 11 km nga Durrësi, është kthyer në një destinacion të preferuar nga pushues vendas dhe turistë të huaj.

Ditën e sotme në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, administrata e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me bashkinë e Durrësit dhe shkollën Katund i Ri organizuan një aksion pastrimi në Bisht-Kamzë, Durrës.

Aksionet e pastrimit të plazheve dhe parqeve natyrore në vendin tonë janë gjithnjë e më të shpeshta, me qëllim sensibilizimin e vizitorëve për të mos shkaktuar ndotjen e tyre, si dhe për të ofruar ambiente më të pastra në prag të sezonit turistik.

Plazhi në Bisht-Kamzë është mjaft i preferuar për shkak të pozicionit shumë të mirë gjeografik, ujit të pastër, brezit të gjerë të rërës, kurorës së gjelbër të pyllit me pisha, shërbimit me çmime të lira në restorante etj.

Ky plazh shtrihet rreth 11 km në veri të qytetit të Durrësit dhe përgjithësisht njihet si plazhi i sektorit Rinia. Rëra, deti, lokalet, kurora e gjelbër në hyrje të plazhit, lokalet e ndërtuara të gjitha në dru, po bëhen gjithnjë e më të lakmueshme për pushuesit.