Në gjirin e Shën Vasilit, Karaburun u bë e mundur nga zhytës profesionistë nxjerrja e 50 gomave për automjete të cilat u gjetën të zhytura në këtë vend.
Një aktivitet i tillë demostron se sa emergjente është situata me mbetjet detare dhe bregdetare por nga ana tjetër se si falë përkushtimit dhe edukimit ky fenomen mund të reduktohet deri në eliminim.
Në këtë nismë mori pjesë njësia administrative Orikum e cila ndihmoi në grumbullimin dhe transportin e gomave në vend depozitimin e caktuar.