Sipërfaqe të mëdha të pyjeve halore në rrethin e Korçës, Kolonjës, Pukës, Mirditës dhe Peshkpisë janë prekur nga sëmundja e procesionares, duke tharë mijëra pisha e duke rrezikuar mijëra të tjerë”. Gjendja e cilësuar si katastrofike është denoncuar nga një grup deputetësh, të cilët kanë kërkuar shpjegime nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi mbi këtët situatë. Sipas Deputetit Ligoraq Karamelo mos marrja e masave ka pasoja të mëdha në mjedis, shëndet dhe turizëm.
Klosi pranoi situatën e rëndë me pyjet, por sipas tij iu takon bashkive të menaxhojnë këtë problematikë, pasi kjo është kompetence e pushtetit vendor.
Megjithatë, ministri paralajmëroi se në pranverë do të nisë marrja e masave me metodën biologjike, si një ndihmë e ofruar nga Turqia.