Eksperti i mjedisit, Mihallaq Qirjo, shprehet se në Tiranë problematike është mënyra se si është organizuar qyteti.
Qirjo, i ftuar në “Ekopolitikë” në TV Ora, theksoi se Rama premtoi 13 stacione monitorimi për ajrin, por sipas tij, ne jemi vendi i fundit në rajon në raport me raportimet në kohë reale të ndotjes së ajrit.
Mihallaq Qirjo: Problematike është mënyra e organizimit të qytetit. Rama premtoi 13 stacione të monitorimit të ajrit. Duhet një sistem i struktura monitorimi dhe që të jetë i bindshëm në të dhëna. Edhe rajoni ka problemet e tija, por raportimet në kohë reale jemi pas, edhe pas Kosovës.