E quajtur si rruga e luleve sot është kthyer si rruga e plehrave dhe ku vendin e luleve e kanë zënë mbeturinat, gropat e balta. Mungesa e kontejnerëve, rruga pa ndriçim, mungesa e ujit të pishjëm ka detyruar banorët të kërkojnë vëmendje nga ana e Bashkisë e cila duket se e ka harruar si zonë.
Ish-rruga e luleve në Shkozë është lënë në mëshirë të fatit. Mungesa e kontejnerëve e ka kthyer zonën gati në landfill.
Në vend të luleve këtu janë mbjellë mbetje, por edhe pse familjarët janë ankuar në Bashki, si përgjigje kanë marrë heshtjen.
Shprehen se taksat i paguajnë rregullisht ndaj dhe presin investime urgjente pasi kalimi çdo ditë në këtë rrugë ua vështirëson më tepër jetesën.