Kalendari Mjedisor

Në Zvërnec të Vlorës, aty ku historitë vijnë erë det

Vetëm pak kilometra larg qytetit të Vlorës, ti mund të zbulosh magjinë që të ofron Zvërneci, fshati turistik që frekuentojnë çdo vit qindra të huaj.

By admin

Vetëm pak kilometra larg qytetit të Vlorës, ti mund të zbulosh magjinë që të ofron Zvërneci, fshati turistik që frekuentojnë çdo vit qindra të huaj.

Përmes projektit të “100-të fshatrave”, Ilnisa Agolli na rrugëton drejt kontrasteve të tij, ku zbulon dhe një fokë që noton në ujërat e detit Jon.

Kështu mes bukurive natyroren dhe qetësisë së këtij vendi një interes të veçantë paraqet për vizitorët dhe Manastiri i Shën Mërisë. I cili ndodhet në ishullin e vogël duke zgjuar çdo ditë kureshtjen e turistëve të huaj dhe vendas. Manastiri është një ndërtim tipik bizantin i ndërtuar në shek. X-të pas Krishtit.

Po brenda në fshat çfarë ndodh? Përse në Zvërnec nuk ka më banorë? Po Manastiri kujt i përket, Nartës apo Zvërnecit? Cili është historiku i tij? Po jeta e peshkatarëve si është? Çfarë rrëfejnë ata? Këto dhe të tjera në “Fshatrat e Shqipërisë” ora 20:00.