Klosi: Zbulohet subspecia unike, Epineda e Alpeve Shqiptare

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi bëri të ditur se  në malet shqiptare është zbuluar një bimë e rrallë që rritet vetëm në Shqipëri, e quajtur Epineda e Alpeve Shqiptare.

By admin

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi bëri të ditur se  në malet shqiptare është zbuluar një bimë e rrallë që rritet vetëm në Shqipëri, e quajtur Epineda e Alpeve Shqiptare.

Ministri Klosi shprehet se “dua të ndaj me ju lajmin e zbulimit të subspecies endemike, Epineda e Alpeve Shqiptare (Epimedium alpinum subsp. Albanicum), një lloj që rritet vetëm në Shqipëri dhe askund tjetër në botë”.

Ai sqaron se “ky zbulim është bërë nga një prej punonjësve të institucionit tonë, në bashkëpunim me Departamentin e Biologjisë në Tiranë dhe Kopenhagen”.

“Së fundmi, mbi këtë specie u botuan një artikull në revistën shkencore Phytologia Balcanica. Pas lançimit të kësaj gjetje, pritet pranimi nga Instituti Internacional i Ushqimit të Bimeve, IPNI dhe Kopshti Mbretëror i Londrës KNW. Kjo nuk është e vetmja bimë endemike që është zbuluar në Shqipëri. Tashmë ajo i shtohet listës së gjatë me emra si Tulipani i Kukësit, Zambaku Shqiptar, Gentiana Lutea në Malin e Tomorrit, Viola e Rrumës, Shafrani i Sharrit, etj”, tha ai.