Parlamenti ka shtyrë miratimin e ndryshimeve në ligjin “Për lejet e mjedisit”, që parashikojnë heqjen e detyrimit për pajisje me leje mjedisore të tipit C për 6200 biznese të vegjël, sikurse janë furrat e bukës, lavazhet, pastrimet kimike, etj. Kërkesa për shtyrjen e diskutimit u bë nga kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndonëse sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ndryshimet janë konsultuar përgjatë 1 viti, por po pengohen nga lobime të caktuara.
Sipas Klosit ndryshimet e propozuar lehtësojnë bizneset e vegjël, duke kursyer kohë dhe para.
Më herët ekspertët e mjedisit i kanë kundërshtuar këto ndryshime, pasi sipas tyre, janë disa kategori biznesesh, që nuk duhet të përjashtohen, pasi shkaktojnë ndotje të konsiderueshme, ndonëse nga ministria konsiderohen si ndotës të vegjël.