Dhjetëra breshka të ngordhura në Vlorë, shkak, trafiku detar dhe ngrohja globale

Muajt e fundit në brigjet e bregdetit shqiptar janë shënuar disa dhjetëra raste të daljes në breg të specieve të rralla detare, shumica e të cilave kanë qenë të ngordhura.

By admin

Muajt e fundit në brigjet e bregdetit shqiptar janë shënuar disa dhjetëra raste të daljes në breg të specieve të rralla detare, shumica e të cilave kanë qenë të ngordhura. Në të shumtën e rasteve këto specie kanë qenë lloje të ndryshme të breshkave, të cilat janë të mbrojtura edhe në konventat ndërkombëtare.

Më i prekur nga ky fenomen ka qenë bregdeti i gjirit të Vlorës. Kryeinspektori i Administrimit të Zonave të Mbrojtura tregon shkaqet e këtij fenomeni shqetësues. Përveç trafikut detar, edhe ngrohja e ujërave si pasojë e ngrohjes globale ka efektin e saj në këtë fenomen. 

Ajo që mund të bëjnë autoritetet lokale përgjatë bregdetit shqiptar, për të minimizuar këto fenomene, është të paktën të mos ndotin ujërat e deteve.