Ishulli i Lezhës mbulohet nga plehrat, një katastrofë natyrore

Ndotja e mjedisit është një nga problemet më të mëdha të ditëve të sotme.

By admin

Ndotja e mjedisit është një nga problemet më të mëdha të ditëve të sotme.

Lëvizja mjedisore “Ecovolis” ka publikuar së fundmi disa foto nga ishulli i Lezhës.

Sipas tyre plazhet si Kepi I Rodonit, Ishulli I Lezhës , grykëderdhja e Bunës janë të mbuluara nga plehra.

“Ndotja sot ka dalë jashtë kontrolli. Gjendja e mjedisit është një katastrofë që po dëmton pasuritë natyrore, ekonominë dhe turizmin”,  kanë shkruar ata në profilin e tyre.

Grupi i tyre kanë dalë në terren për të pastruar sadopak pjesën e bregdetit të ishullit nga mbetjet.