Fshati Fushë-Studën, destinacion për të apasionuarit e turizmit malor

Fshati Fushë-Studën në Librazhd i pushtuar nga dëbora ofron një pamje piktoreske në këto ditë dimri.

By admin

Fshati Fushë-Studën në Librazhd i pushtuar nga dëbora ofron një pamje piktoreske në këto ditë dimri.

I kthyer në një prej destinacioneve më të reja dhe më të frekuentuara në vend sa i përket turizmit malor, shumë vizitorë kanë zgjedhur këtë fshat i cili t’i ofron të gjitha, ajrin, ujin dhe natyrën e bukur.

Specialistët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Elbasan informon se “vizitorë të shumtë sot në Fushë Studën Parkun Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”. Destinacioni më i vizitueshëm ku natyra e bukur të ofron mundësi për aktivitete të ndryshme sportive , ajrin e pastër, qetësinë si dhe peizazhet e mrekullueshme malore”.

Liqeni i Fushë-Studën ka marrë një pamje spektakolare, i rrethuar nga bardhësia e borës i ngjan një pikture natyrale fantastike. Fushë-Studën ndodhet në njësinë administrative Stëblevë në Librazhd dhe është një një ndër atraksionet më të bukura të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

Simboli i Fushë-Studën është liqeni i saj, i cili ndodhet përballë fshatit rrëzë pyllit të ahut, çka i jep atij një pamje tepër piktoreske, dhe tërheq mijëra turistë në vit të huaj dhe vendas.

Fshati Fushë-Studën nga pozicioni gjeografik, pasuritë natyrorë, rekreative, traditat dhe kulturat, mundëson një turizëm të veçantë. Turistët në këtë vend mund të shijojnë, peshkim në ujërat malore, ecje sportive, alpinizëm dhe shumë atraksione të tjera që ky vend ofron.