Kalendari Mjedisor

Mazniku kërkon që lejet për aktivitetet me ndotje akustike t’i kalojnë bashkisë Tiranë

Në mbledhjen e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku sugjeron që lejet e tipit C t’i kalojnë bashkisë.

By admin

Në mbledhjen e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku sugjeron që lejet e tipit C t’i kalojnë bashkisë.

Mazniku në emër të Bashkisë Tiranë kërkon më shumë kontroll të lejet e tipit C, duke kërkuar që Bashkia të këtë të drejtën e plotë për dhënien e lejeve të tipit C.

Sipas Maznikut, këto aktivitete që sjellim ndotje, duhet të autorizohen me ligj nga bashkia për të pasur mundësinë që të lëshojë një leje të tillë.

Mazniku: Ne nuk japin leje ushtrim aktiviteti dhe e për çdo problem telefonojnë bashkinë nuk kemi mekanizma për të kontrolluar për zhurma. Ne nuk i përgjigjemi dot njerëzve. S’kemi mekanizma për të kontrolluar lejet e tipit C.

Lejet e tipit C jepen për ushtrim të aktiviteteve që prodhojnë ndotje akustike.