“Krijo oksigjenin tënd”, pastrohet plazhi i Bisht-Kamzës në Durrës

Plazhi i Bisht Kamzës, 11 km nga Durrësi, është një destinacion që po lakmohet shumë nga pushues vendas, emigrantë dhe turistë të huaj.

By admin

Plazhi i Bisht Kamzës, 11 km nga Durrësi, është një destinacion që po lakmohet shumë nga pushues vendas, emigrantë dhe turistë të huaj.

Ditën e sotme Administrata e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me të apasionuarit e natyrës, shoqatën mjedisore PPNE organizuan një aksion pastrimi në Bisht-Kamzë, Durrës.

Aksionet e pastrimit të plazheve dhe parqeve natyrore në vendin tonë janë gjithnjë e më të shpeshta, me qëllim sensibilizimin e vizitorëve për të mos shkaktuar ndotjen e tyre, si dhe për të ofruar ambiente më të pastra në prag të sezonit turistik.

Plazhi në Bisht-Kamzë është mjaft i preferuar për shkak të pozicionit shumë të mirë gjeografik, ujit të pastër, brezit të gjerë të rërës, kurorës së gjelbër të pyllit me pisha, shërbimit me çmime të lira në restorante etj.

Vit pas viti numri i pushuesve këtu sa vjen e shtohet. Ky plazh shtrihet rreth 11 km në veri të qytetit të Durrësit dhe përgjithësisht njihet si plazhi i sektorit Rinia. Rëra, deti, lokalet, kurora e gjelbër në hyrje të plazhit, lokalet e ndërtuara të gjitha në dru, po bëhen gjithnjë e më të lakmueshme për pushuesit.