Himara, 600 kosha për ndarjen e mbetjeve urbane në burim

Mbi 600 kosha për ndarjen e mbetjeve urbane që në origjinë janë vendosur në 7 fshatra të Bashkisë së Himarës.

By admin

Mbi 600 kosha për ndarjen e mbetjeve urbane që në origjinë janë vendosur në 7 fshatra të Bashkisë së Himarës.

Himara është kështu qyteti i parë në Shqipëri ku implementohet për herë të parë ndarja e mbetjeve në burim, si dhe stabilizimi i mbetjeve mikse urbane.

Këto kosha janë vendosur në kuadër të asistencës së GIZ për modernizimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve, si dhe për një sezon turistik të pastër dhe të sigurtë.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, shprehet se koshat do të shërbejnë për ndarjen në burim të mbetjeve të riciklueshme në të gjithë Himarën nga vera e këtij viti.

Bashkisë së Himarës i janë shtuar: 156 kontejnerë metalikë dhe 112 kontejnerë plastikë 1.1 m3, 180 kontejnerë 240L, 100 kontejnerë 120L, 100 kosha rrugore, 6 kontejnerë rrjete për plastikën dhe kanaçet, 15 kontejnerë për kartonin dhe letrën.

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, thekson se “në këtë mënyrë Bashkia Himarë po modernizon sistemin e grumbullimit të mbetjeve me mbështetjen e projektit “Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve të Ngurta dhe Ekonomia Ricikluese në respekt të Mjedisit në Shqipëri” nga GIZ Shqipëri me mbështetjen e Ministrisë Federale gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ)”.

Ai falenderon GIZ për implementimin e këtij projekti në Himarë.

Himara me bukuritë natyrore dhe monumentet e trashëgimisë kulturore ka qenë ndër më të vizituarat nga grupet e turistëve vendas e të huaj. Turizmi në Himarë gjatë këtij viti është rritur me 20% krahasuar me një vit më parë.