Shoqatat kundër ligjit për energjinë: Nuk mbrojnë investitorët

Shoqata shqiptare e energjisë së rinovueshme kundërshton ndryshimet e bëra nga qeveria në projektligjin për…

By admin

Shoqata shqiptare e energjisë së rinovueshme kundërshton ndryshimet e bëra nga qeveria në projektligjin për energjinë, me argumentin se nuk është konsultuar me grupet e interesit dhe nuk mbron investitorët. 

Amendimet e bëra nga qeveria për ligjin për energjinë kundërshtohen nga shoqata shqiptare e energjisë së rinovueshme, pasi sipas tyre nuk është konsultuar me grupet e interesit.

Sipas përfaqësueses së shoqatës ndryshimet e bëra nga ministria nuk mbrojnë investitorët privatë,  pasi me propozimet e reja ERE përcakton çmimin që duhet të paguhet për të lincensuarve.

“Të vijmë një HEC 100 mega paguan të njëjtën tarifë me HEC 2 mega. Ne nuk e dinim që do të amendohej ligji për energjinë që prek drejtpërdrejtë të drejtat dhe sigurinë juridike të prodhuesve të energjisë elektrike. Janë tre nene të cilat ne na duket e rëndësishme për tu riparë”

Beqaj: Shqetësimi i zonjës është që të hiqet kjo fjali dhe mundet që një të vogli t’ia verë shumë më të madhe dhe një më të madhi mund tja vërë më të vogël, pra mund të jetë jo proporcionale

Shoqata e energjisë së rinovueshme dorëzoi propozimet në komisionin e veprimtarisë përsa i përket ligjit për energjinë. Kryetari i Komisionit kërkoi që në seancën tjetër të thirret në seancë dëgjimore edhe ERE.