Mbetjet plastike në Drin kthehen në vepra arti

Mbetjet plastike që deri tani kanë ndotur ujërat e Drinit do të kthehen në vepra arti. Në ditën ndërkombëtare të Drinit, nxënës shkollash dhe vullnetar iu bashkuan një nisme për pastrimin  e lumit që përshkon tre shtete. Materialet plastike do të hiqen nga uji dhe do të përdoren si lëndë e parë për vepra arti.

By admin

Mbetjet plastike dhe materialet e tjera do të shndërrohen në vepra arti.

Ato do të përdoren si lëndë e parë për krijimin e instilacioneve për të sensibilizuar kundër ndotjes së natyrës.

Nisma “Arti Kundër Ndotjes Plastike”, mori jetë në kuadër të ditëve ndërkombëtare të Drinit.

Aksionit për pastrimin e Drinit iu bashkuan masivisht nxënësit e shkollave të bashkisë Kukës.

Ndërhyrja u përqendrua në liqenin e Fierzës ku ndotja nga mbetjet urbane që vijnë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, mbetet një problem pa zgjidhje.

Punimet që do të krijohen me mbetjet urbane do të ekspozohen në Qytetin e Kukësit me qëllim ndërgjegjësimin e të rinjve për mbrojtjen e natyrës.