Tepelenë, nis hartimi i planit për menaxhimin e mbetjeve urbane

Në bashkinë e Tepelenës përmes USAID ka nisur puna për hartimin e një plani për menaxhimin e mbetjeve urbane.

By admin

Në bashkinë e Tepelenës përmes USAID ka nisur puna për hartimin e një plani për menaxhimin e mbetjeve urbane.

Stafi i bashkisë nëpërmjet asistencës teknike dhe ekspertëve të mjedisit zhvilluan sot takimin e radhës për hartimin e një plani të mirëfilltë të mbetjeve urbane me matjet e kryera në terren krijimin e të dhënave bazë për planifikimin sa më real të tij.

“Deri më sot, kostot dhe tarifat me të cilat mbulohet ky shërbim është i pamjaftueshëm dhe barra fiskale që mundëson shërbimin është thuajse e papërfillshme për biznesin apo familjarët, çka kushtëzon autoritetin në shërbime të tjera publike”, bën të ditur bashkia e Tepelenës.

Sipas saj, ky plan do të mundësojë një sistem të ri shumë më eficient.

“Plani i ri do të reduktojë ndjeshëm fenomenin e plastikës, do të ulë kostot e shërbimit dhe do të formalizojë shpërndarjen dhe mbledhjen e taksave për personat fizikë, juridikë apo shtetërorë”, thekson bashkia.